TIRANE - Gjykata e Lartë mbyll shqyrtimin gjyqësor në procesin Rama-Rsitani, duke vecuar padinë civile nga ajo penale dhe duke vendosur datën 29 maj si seancë ku palët do të parashtrojnë konkluzionet.

Avokatja e kryeministrit Rama në seancën e sotme, paraqiti si provë për të argumentuar shpfijet e Ristanit 3 CD me pamje filmike konferenca shtypi dhe deklarime të Ristanit, duke kërkuar nga gjykata të shpall fajtorë Arben Ristanin për veprën penale të shpifjes.

Ndërsa mbrojtësi i Ristanit renditi si prova për të faktuar lidhjen e mazhorancës dhe kryeministrit me krimin si më poshtë:
 
Deklaratë të ambasadës amerikane pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga pas, foto të Pajtim Serianit para selisë së PS, shkrime të gazetës 55 për lidhje të Edi Ramës me bandën e Aldo Bares, një status në fb të Erzen Brecanit për Emiljano Shullazin e Saimir Tahirin si dhe vendimin e gjykatës administrative që dëmshpërblen Emiljano Shullazin për burgim të padrejtë.

Redaksia online
(F.M/shqiptarja.com)