Në javën që mbylli gjysëmn e kampionatit Egnatia kampione në fuqi humbi kreun, pasi u mposht 2-1 në Durrës nga Teuta. Përveç 3 pikëve te rrogozhinasit ka zhgënjim për penalltinë e humbur në minutat e fundit.
Po të dielën Skënderbeu hodhi në erë avantazhin e dyfishtë, duke barazuar 2-2 me Bylisin në duelin e mbijetesës. Edhe pse korçarët patën mundësi për t’iu larguar vendit të fundit nuk ia dolën.
“Keqardhje. Keqardhje sepse më vjen shumë keq për djersën e futbollistëve të mi. Patëm shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por futbolli është shumë kapriçoz sepse nëse nuk i shfrytëzon rastet mund të rrezikohet. Na mërziti shumë, por tani të mundohemi ta shohim me sy optimist për atë që krijuam,”-u shpreh Ernest Gjoka, trajner i Skënderbeut.
“Ashtu si filluam ndeshjen mund të dilnim me 0 pikë. Pastaj duke rritur performacën, duke eliminuar gabimet na gënjeu mendja se mund të merrnin dhe më shumë se 1 pikë. Në fund fare, duke qenë se po humbisje ndeshjen 2-0 nga disa gabime, më vjen keq edhe për djemtë se ndikohen, rezultati ishte pozitiv,”-tha Nevil Dede, trajner i Bylisit.
Pas javësh së 18 komandën e Superligës e ka marrë Dinamo, që të shtunën mposhti 2-1 në derbi Tiranën. ‘Nëndetësja’ e Ilir Dajës po po kaq pikë sa Vllaznia e vendit të dytë, 31, por mban vendin e parë për shkak të golavarazhit. Me vetëm 1 pikë më pak është Partizani i vendit të tretë që barazoi 2-2 me Elbasanin, ndërsa po 30 pikë ka Egnatia.
Sa i takon vendeve të fundit, Laçi që u mposht 2-1 nga Vllaznia, renditet në vendin e 8 me 17 pikë, po aq sa Bylisi dhe 2 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të 10. Për herë të parë pas 175 javësh në Superligë të 5 ndeshjet mbyllen me 3 ose më shumë gola.