Mbyllet Java e Inovacionit, çmime
për të rinjtë me ide inovatore

Java e Inovacionit 2015 është mbyllur sot pasdite me ceremonine e ndarjes se çmimeve të “Startup Live Tirana”. Ky është një event që zhvillohet për të katërtin vit rradhazi nga shoqata “UNIque Junior Enterprise”.

“Startup Live Tirana” ka një format global dhe këtë vit rreth 90 të rinj prezantuan idetë e tyre inovatore përpara një jurie të përbërë nga manaxherë dhe drejtues biznesesh të mëdha në vend.

Të rinjtë pjesëmarrës për tre ditë me radhë kanë punuar për realizimin në praktikë të ideve të tyre, të mbikqyrur dhe ndihmuar nga menëtorët përkatës.

E pranishme në ceremoni, Ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se tashmë objektiv mbetet që nga stadi i ideve të kalohet në projekte të zbatueshme dhe më pas në kthimin e tyre në biznese të suksesshme.
 
Në përfundim ata kanë bërë prezantimin e ideve të tyre tashmë të realizuara dhe të gatshme për t’ju prezantuar publikut, por edhe përfaqësuesve të biznesit të cilët mund ti bëjnë ato pjesë të aktivitetit të tyre.

Juria vlerësoi më çmim të parë…

1-      “SmartCharging” fitoi dy bileta per ne Festivalin e Pionereve ne Vjene  qe do te mbahet me 28-29 Maj 2015 dhe nje Program Mentorimi nga Albanian Innovation Accelerator
2-      “PartyON” fitoi cmimin e dyte
3-      “Rest.al” fitoi cmimin e trete
4-      Cmimi AIDA prej 300000 leke iu dha “Share Albania”

ino
 
 Redaksia Online
(al/h/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj