Juventus ka zhvilluar një sfidë me '5 yje' përballë Nijmegen, që ishte edhe dueli i parë për ‘zonjën e vjetër’ në Europa League. Përballë holandezëve italianët nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren, teksa shifrat u zhbllokuan që në minutën e 9 nga Nico Gonzales.
Më tej ishte radha e debutiesve. Fillimisht Alajbegovic, më pas Nick Woltemade, Zelih Celik dhe Kolo Muani gjetën golin e parë me Juventusin për këtë sezon. Të 4 lojtarët u transferuan në merkaton e verës te italianët, me përjashtim të Muani-s, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e bardhezinjve. Fitorja, por edhe rezultati i thellë i dha kreun e tabelës së klasifikimit Juventusit në Europa League.
Fitore me rezultatin e thëllë 4-1 siguroi edhe Besiktas kundër Marseille-s. Në Stamboll vendasit zhbllokuan rezultatin me Fakili-n, ndërsa francezët barazuan përkohësisht në minutën e 29. Në pjesën e dytë erdhi edhe diferenca teksa turqit e drejtuar nga Vincenzo Italiano realizuan 3 herë me Cerny-n, Murillo-n dhe Poku-n.
Fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë edhe për Bournmouth. Anglezët ia dolën me rezultatin 1-2 kundër Real Sociedad, ndërsa në sfidat e tjera të orës 21:00 Ferencvaros fitoi 1-3 në fushën e Celtic, Crystal Palace shkatërroi 4-0 Lech Pozanan, Lillestrom u mposht 1-2 nga Torrense dhe Plzen humbi në shtëpi 0-3 nga Union Royale i Belgjikës. Në dy sfidat e tjera të orës 18:45 Salzburg mposhti 0-1 Levski Sofian, ndërsa OFI Crete fitoi 2-0 kundër Hoffenhaim. Të 9 duelet kompletuan javën e parë të fazës së grupit në Europa League.
Rezultatet e Europa League, java e 1
Juventus 5-0 Nijmegen
Besiktas 4-1 Marseille
Sociedad 1-2 Bournmouth
Celtic 1-3 Ferencvaros
Crystal Palace 4-0 Lech Poznan
Lillestrom 1-2 Torrense
Plzen 0-3 Union Royale
Levski Sofia 0-1 Salzburg
OFI Crete 2-0 Hoffenhaim












Komente
Komento