Mbyllet komisioni i dekrimianlizimit
PD-PS 'OK' amendimeve kushtetuese
PDF/ Ja amendamentet Kushtetuese
Mazhoranca dhe opozita pritet të votojnë unanimisht të enjten në parlament ligjin për dekriminalizimin, bashkë me amendamentet kushtetuese që vënë në zbatim këtë ligj. Në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar, palët janë dakordësuar për të shkuar me një draft të përbashkët në seancë. Një pike e ligjit ku palët ndahen është testi i drogës, por që nuk do të jetë pengesë për miratimin final të këtij projekti.
TIRANË - Komisioni i cili riktheu një vit më parë në parlament opozitën pas 6 muajsh bojkot, e ka përmbyllur misionin e tij. Komisioni i Posaçëm për "Zbatimin e problematikes në rezolutën për marrëveshjen midis mazhorances qeverisëse dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë” ose i njohur ndryshe si komisioni i dekriminalizimit, zhvilloi mbledhjen e fundit.
Në seancën e së enjtes finalizohet me votë ligji i dekriminalizimit bashkë me amendamentet kushtetuese, projekt ky që përfundimisht ka marrë dakordësinë e të gjitha palëve politike.
Në mbledhjen e fundit të tij, komisioni i dekriminalizmit ka miratuar amendimet kushtetuese që vënë në zbatim këtë ligj. Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi detajoi katër amendamentet kushteteuse ndërsa veçoi faktin se në këtë proces do të riformulohet edhe kompetenca e Gjykatës Kushtetuese.
"Kjo paketë ndryshimesh kushtetuese e cila autorizon zbatimin e ligjit sapo të miratohet do të hyjë në fuqi nga parlamenti i Shqipërisë. Garanton që sot të gjithë ata që janë në detyrë do të humbasin mandatin e përsëris dhe në të ardhmen kushdo që ka një vepër penale sipas parashikimit të ligjit nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në një funksion publik," tha Bylykbashi.
E vetmja pikë që palët ndahen në qëndrime është testi i drogës, të cilit demokratët i qëndrojnë. Ndryshimet parashikojnë ndërprerje të menjëhershme të mandatit të çdo zyrtari që pas verifikimeve rezulton të mos jetë i pastër sa i përket të shkuarës së tij.
Nënkryetari Taulant Balla tha se amendamentet kushtetuese janë rruga që do të bëjë të mundur implementimin totalisht të ligjit të dekriminalizimit.
"Na bëjnë të mundur hapjen e çelësave për ndryshimet, për hyrjen në fuqi të ligjit. Kështu që edhe në aspektin procedurial jemi në respektim të plotë të kushtetutës dhe rregullorës së kuvendit, brenda afateve," u shpreh Balla.
Kështu përballë protestës së thirrur nga opozita të enjten para parlamentit, në sallë demokratët do të jenë aty për të votuar unanimisht këtë projekt, për të cilin është diskutuar për një vit rresht, sipas marrëveshjes së 24 dhjetorit të viti të shkuar.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13%
-
Të gabuar
85.1%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27