TIRANE - Komisioni i ligjeve ka përmbyllur seancat për këtë legjislaturë 4 vjeçare. Kryetari i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli i ngritur në këmbë para kolegëve të tij ka shprehur mirënjohjen për gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve, ndërsa i uroi ata të jenë të gjithë pjesë e listës për kandidat. Rusmajli ndërsa ka vlerësuar punën e deputetes së opozitës Shegushe Ligori e cila nuk do të jetë më pjesë e politikës shqiptare.
“U jam mirënjohës kolegeve pavarësisht debateve. Ky komision do mbetet gjatë në kujtesë. Prej shumë kohësh kanë qenë miratimi i tre ligjeve. Ne si trupë pozite-opozite i kemi plotësuar detyrat tona. Uroj të jeni të gjithë në lista edhe pse nuk është në dorën time. Sa i takon Ligorit e cila për arsyet e veta është larguar nga politika, i uroj punë të mbare në punën e avokatit ”- tha Rusmaili duke falënderuar dhe nënkryetarin dhe sekretarin e këtij komisioni.
Në seancën e fundit të kësaj të hëne u miratua vetëm me votat e mazhorancës disa ndryshime në vendimin e Kuvendit për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së ILDKP, si edhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë për financimin e projektit te bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, shuma e huasë kap vlerën e 65.3 milion dollarë.
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com