Mbyllet Konsullata e Bjellorusisë në New York

Mbyllet Konsullata e Bjellorusisë në New York

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që konsullata e Bjellorusisë në New York të mbyllet me datë 21 tetor

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka bërë me dije për qytetarët bjellorus që jetojnë në New York, për shërbime do duhet t’i drejtohen Ambasadën bjelloruse në Uashington.

Konsullata aktualisht nuk duhet tu përgjigjet telefonatave dhe të pranojë më dokumentet e dërguara me postë. Që prej 8 tetorit dokumentet e marra transferohen në ambasadën në Uashington.

Marrëdhëniet SHBA-Bjellorusi janë tensionuar, për shkak të shtypjes së dhunshme që i ka bërë regjimi bjellorus një lëvizjeje opozitare.

Në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka kërkuar në muajin gusht që Uashingtoni të zvogëlojë stafin e ambasadës në Minsk në pesë persona, deri më 1 shtator. SHBA-ja më pas ka ndërmarrë veprime të ngjashme ndaj misionit diplomatik bjellorus.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen