LUSHNJE- Një mjeke gjinekologe në maternitetin e spitalit "Ihsan Çabej" në qytetin e Lushnjes është infektuar me koronavirus.

Për këtë arsye është mbyllur edhe ky institucion. Në këto kushte lindjet e grave janë vendosur në maternitetin e Fierit.

Në një komunikim me shefen e këtij spitali, Teuta Vallja tha se këto dy ditë kanë ardhur për të lindur 5 gra dhe të gjitha kanë pasur lindje me operacion.

Materniteti do të qëndrojë i mbyllur deri në normalizimin e situatës.