Është finalizuar me sukses ne Korce edicioni i pestë i Simpoziumit Ndërkombëtar "Skulptura e Parkut". Ky edicion i ka shtuar këtë vit koleksionit ekzistues prej 32 skulpturash katër vepra të reja mjaft të spikatura. Për të falenderuar artistët pjesmarres në simpoziumin e këtij viti janë shpërndarë çertifikata mirejohjeje për katër artistët, të cilët i shtuan parkut "Rinia" vlera të reja artistike. Të pranishëm ne ceremoninë e mbylljes të këtij simpoziumi ishin kryebashkiaku Sotiraq Filo, Prefekti i Qarkut Korçë, Ardit Konomi dhe shumë dashamirës të artit dhe kulturës të qytetit./ATSH/
/Shqiptarja.com








