FIER- Rreth një muaj nga fillimi i shkollave dhe kopshteve, për të vegjlit e kopshtit nr.1 të Ballshit, nga dita e sotme mësimi nuk do të zhvillohet, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Prindërit janë informuar që të marrin fëmijët e tyre nga kopshti.
Deri në këto momente u është marrë tamponi 12 personave të cilët janë personel në këtë kopsht. Burime për Repiort Tv bëjnë me dije se mësuesja që ka dalë pozitive ishte nga qyteti i Fierit.
Kopshti i Ballshit do të qëndrojë i mbyllur për të vegjlit deri në një urdhër të dytë.
Më shumë se 100 fëmijë frekuentojnë këtë kopsht.