Rrethi i 77 ciklistik është mbyllur në qytetin e Fierit pas tre etapash të zhvilluar që nga dita e premte. Fillimisht ishte etapa ciklistike Tiranë-Belsh, më pas Elbasan-Vlorë dhe në fund Vlorë-Përmet, para se të mbyllej në Fier.

Në këtë etapë nuk pati asnjë incident, ndërsa fitues ishte një ciklist shqiptarë që garonte për ekipin italian.

“Unë u nisa për ta fituar këtë turin. Shoku i skuadrës më ka ndihmuar shumë shumë për të fituar këtë turin,”-u shpreh çiklisti shqiptar që garon për Italinë.

Ndërkohë presidenti i federatës së çiklizmit Skënder Anxhaku tha se kishte shumë vështirësi në organizimin e këtij rrethi për shkak të pandemisë, por pavarësisht të gjithave ia doli.

“Arritëm ta bëjmë rrethin e 77 për arsye se nuk deshëm të mbesim një vit mbrapa duke qenë federata e tretë në botë për vjetërsi pas Italisë dhe Francës. U sforcuam pak, por duke pasur mbështetje arritëm ta organizojmë,”-deklaroi presidenti Anxhaku.

Në rrethin e 77 çiklistik të Shqipërisë morën pjesë ekipe nga Maqedonia e Veriut, Italia, Bullgaria dhe Kosova.