Një person ka alarmuar Shtëpinë e Bardhë në SHBA, pas kryerjes së një veprimi të dyshimtë aty pranë. Shërbimi sekret ka ndaluar menjëherë autorin, ndërsa ka vendosur të bllokojë zonën përreth dhe mbyllur Shtëpinë e Bardhë.
Institucioni i rëndësishëm është mbyllur pas incidentit të shënuar në pjesën veriore, ndërsa gazetarët u urdhëruan të largoheshin. Zëdhënësja e policisë së Uashingtonit, Margarita Mikhaylova, deklaroi se autoritetet po hetojnë një paketë të dyshimtë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
/Shqiptarja.com

Presidenti Donald Trump aktualisht nuk është në rezidencë, pasi është nisur për një vizitë në Havai, ku do të zhvillojë vizitën e parë presidenciale në Azi.
d.c./shqiptarja.com