Lajmin e ka njoftuar vetë gazeta, në edicionin e fundit të saj gjerman, vend ku do të qëndrojë në shitje edhe për dy javë nga dita e enjte.
“Siç e dini, neve të “Charlie Hebdo” na pëlqejnë surprizat dhe sot kemi një të mirë dhe një të keqe për ju. E mira është se keni në duart tuaja një edicion për koleksion. E keqja, se bëhet fjalë për numrin e fundit të versionit gjerman”, u është drejtuar gazeta lexuesve të saj.
Bordi drejtues i gazetës, redaksia pariziene e së cilës u godit rëndë nga sulmi terrorist i 7 janarit 2015, kishte vendosur si objektiv shitjen e 10 mijë kopjeve në një vit. Shifër kjo që nuk u arrit.
Sikurse në ekzemplarin e parë, edhe ky i fundit ka në kopertinë kancelaren Angela Merkel që bërtet “Mjaft” dhe në të njëjtën kohë ndiqet nga një kopje e gazetës. Ndërsa në krye të faqes shkruhet: “E ngacmuar seksualisht për një vit”.
G.F. / Shqiptarja.com









