Mbyllet vitit shkollor për parauniversitarët/ Mësuesit i tremben vjeshtës, skenar për valën II të COVID-19

TIRANË- Këtë të premte ka përfunduar viti shkollor për arsimin parauniversitar. Ndryshe nga më parë viti u mbyll përmes mësimit online, gjë që ka ndikuar në mënyrën e vlerësimit të nxënësve.

"Ka qenë një vit i vështirë duke marrë parasysh këtu kushtet në të cilat është zhvilluar mësimi nga data 9 mars. Të gjithë mësuesit sipas udhëzimeve do të bëjnë një riformulim të mënyrës se si do të kryhet vlerësimi duke kalkuluar notat e portofolit, testit  apo vlerësimit ballë përballë të dy periudhave kur mësimi është kryer normal dhe duke shtuar një notë nga angazhimi gjatë procesit të mësimit online. Për të vendosur një peshë të  barabartë ne kemi diskutuar që ky tre mujor të vlerësohet me një notë dhe jo më tre nota", tha Janaqi.

Gerti Janaqi, drejtori i Agjencisë së sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar shpjegon se prej muajit qershor ministria e arsimit do të filmojë lëndë të ndryshme, si një skenar i mundshëm nëse do të kemi një valë të dytë të virusit. Por gjatë periudhës së mësimit online, jo të gjithë fëmijët kanë pasur akses në internet.

"Një pjesë e fëmijëve që vijnë nga grupe vunerabël nuk kanë pasur akses në online. Janë 10 mijë nxënës që nuk kanë pasur qasje. 2 mijë nxënës kanë marrë shërbim nga shërbimi psiko-social. Për këtë arsye vlerësimi do duhet të përshtatet tek parimi i sigurisë, mendore", u shpreh Janaqi.  

Për klasat e pesta dhe të nënta provimi përfundimtar është anuluar. Për nxënësit e klasave të pesta provimi ka qenë pa notë ndërsa për klasat e nënta do të nxirret një notë mesatare e katër viteve paraardhëse. Ndërsa, viti i ardhshëm shkollor, do të nisë me përsëritjen e orëve të humbura.

"Në të gjitha analizat tona jo vetëm në ciklin fillor jemi duke punuar me një skenar që kur të filloje shkolla do të përsërisim njohuritë r humbura si pasoje e pandemisë. Prandaj viti i ri shkollor do të vijoje me përsëritje", përfundoi Janaqi.

Nga data 1 qershor mësuesit do të kthehen në shkolla për të nxjerrë dëftesat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Traskop Kacija: 30/05/2020 09:37

    Ne skemi kuadro qe te drejtojne institucuonin qendror te arsimit por e kemi marre nga nje shtet qe ka 12 vjet qe eshte formuar.

    Përgjigju
  • Jola: 29/05/2020 21:51

    Kontrolloni librat shkollote. Te perkthyer copy paste. S'kane piken e cileise. Ate kontrolloni. As ne kohen e xhaxhit s'kane qene kaq cope. Turp t'ju vije. Palo specialiste e palo drejtore .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës