Mbyllja e Arkivit në Gjirokastër,
Shehu: As osmallinjtë s’guxuan

Mbyllja e Arkivit në Gjirokastër,<br />Shehu: As osmallinjtë s’guxuan<br>
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në një status në Facebook lidhur me largimin e Arkivës nga Gjirokastra. Demokrati e cilëson vendimin si një krim që godet identitetin dhe interesat e Gjirokastrës.

Shehu thotë se atë që ‘rilindasit’ e cilësojnë reformë në fakt është “një “krim”prej barbarësh, që edhe pushtuesit më të egër nuk guxuan ta bëjnë. Nuk guxuan ta bëjnë edhe Osmanllijtë gjatë pushtimit të tyre të gjatë e të errët”.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
Sipas Rilindasve largimi i Arkives nga Gjirokastra qenka “Reforme”!?

Kjo eshte pergjigja qe me vjen nga Rilindja mbasi une e konsiderova kete veprim te pa precedente si nje “Krim Historik”.

Mos valle kjo ben pjese ne “Reformen”e filluar te boshatisjes, cpopullimit, varferimit, braktisjes etj, te Qarkut te Gjirokastres!?

Minimalisht kete duhet ta quajme “Anti reforme”!

Por eshte shume me teper, eshte nje “krim”, qe godet identitetin, krenarine, interesat, zhvillimin e atij Qarku e Qyteti, simbol i vlerave tona kombetare e europiane.

Ne fakt eshte nje “krim”prej barbaresh, qe edhe pushtuesit me te eger nuk guxuan ta bejne.

Nuk guxuan ta bejne edhe Osmanllijte gjate pushtimit te tyre te gjate e te erret.

Ndersa Rilindja e beri....duke ja kaluar edhe te gjithe atyre hordhive, qe megjithese ne histori e pushtuan Gjirokastren, Permetin, Libohoven, Tepelenen etj, megjithese dogjen e vrane, kerkuan te crrenjosin identitetin tone, por ate Arkive nuk e preken.

Dhe ky Qark i sotem, simbol i identitetit tone si shqiptare e europiane, inkubator patriotizmit, i gjuhes shqipe e kultures sone, tashme privohet nga arkiva e tij ku gjenden te shkruara e te dokumentura shume nga perpjekjet shekullore.

Veprim i qellimshem antikombetar ky, detyrim ne sherbim te dikujt tjeter, korrupsion, barbarizem e injorance, apo te gjitha keto se bashku??

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi