Mbyllja e Çadrës, Rama ironizon:
Jepet me qira për dasma, protesta

Mbyllja e Çadrës, Rama ironizon:<br />Jepet me qira për dasma, protesta
Çadra e PD-së që qëndroi para kryeministrisë për afro 90 ditë kundër qeverisë, është mbyllur mbrëmjen e djeshme pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ashtu siç nuk kanë munguar reagimet e kryeministrit gjatë gjithë kësaj kohe për çadrën, edhe sot Rama ka uruar shqiptarëve mëngjesin me një foto çadre. 

Me anë të një statusi Rama siç duket ka ironizuar çadrën e PD-së.
 
"Dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale 😊

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit
Mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmoret e Kombit" ka nisur qarkullimi normal i automjeteve
".


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur