Shteti turk është përfshirë nga një seri trazirash dhe protestash të shkaktuara nga boshatisja e zyrave të gazetës opozitare “Zaman”. Ky vendim erdhi pas urdhërit të gjykatës për konfiskim të aseteve dhe marrjen nën kontroll nga shteti

Vendimi, për të cilin nuk u dha asnjë shpjegim, bëri që qindra mbështetës të “Zaman” të mblidheshin jashtë zyrave të saj për të protestuar. Një prej manifestuesve mbante në duar një parullë ku thuhej: “Ne do të luftojmë për një shtyp të lirë”. Policia nga ana e saj përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. 

mbyllja gazetes zeman

Ndërsa gazetari i “Zaman”, Emre Soncan shkroi në Tëitter: “Qeveria e Turqisë konfiskoi një nga zërat e fundit kritikë, “Zaman”... Fundi i demokracisë”. 

Në të njëjtat linja, kolegu i tij Abdullah Ayasun u shpreh: “Një ushtri policësh të armatosur bastisën gazetën dhe mua më nxorrën jashtë”. 

mbyllja gazetes zeman

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si “aktin e fundit të një seri aksionesh ligjore kundër medias të marra nga qeveria turke”. 

Lëvizja e autoriteteve të Ankarasë zyrtare kundër “Zaman” vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë liroi nga burgu dy gazetarë, të akuzuar për zbulim sekretesh shtetërore.

Video