"Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të votojnë kundër mbylljes së lojërave të fatit do të përjashtohen nga grupi". Është kjo deklarata e Petrit Vasilit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Vasili i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit të bërë një ditë më parë, i cili tha se nuk kishte votat për të votuar ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.
Sipas LSI-së Kryeministri mund ta sjellë ligjin për votimin që në seancën e parë të janarit.
“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen. Problemi është shumë i thjeshtë përsa i takon LSI-së. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI-së do të jenë pro mbylljes. Në qoftë se një deputet i vetëm i LSI-së nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtari i grupit të LSI-së që nuk voton do të bëhej anëtar i bixhozit. Besoj që deri në mbledhjen e parë të parlamentit në janar, Rama do t’i bëjë bashkë të gjitha votat e grupit të PS-së. Në pak javë i japim pra fund një herë e mirë problemit të bixhozit”, u shpreh Petrit Vasili.
Ligji i cili parashikon mbylljen e lojërave të fatit nëpër qytete dhe këto të fundit të mos vendosen më në zonat e banuara. Ky ligj u shtyj edhe për dy vjet me propozim të deputetëve të mazhorancës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO