Mbyllja e qeverisë/Amerika në krizë, 800.000 punonjës pa paga dhe zyra të mbyllura

Mbyllja e qeverisë/Amerika në krizë, 800.000 punonjës pa paga dhe zyra të mbyllura

Protestat në Amerikë

Dita e 22 që Amerika ndodhet në një krizë të pjesshme qeveritare, duke u bërë kriza më e gjatë e regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit. Ditën e premte për herë të parë rreth 800 mijë punonjës të administratës publike si shkak i krizës nuk kanë marrë pagat. Shumë prej tyre kanë dalë në shesh duke protestuar, por ajo që sjell më shumë shqetësim dhe frikë është fakti se nuk dihet kur kriza mund të zhbllokohet. Për këtë arsye sindikatat e punonjësve kanë akuzuar qeverinë amerikane sepse kanë thyer ligjin duke i kërkuar punonjësve të punojnë pa paga.

Si pasojë e krizës aeroporti i Majemit do të mbyllë një prej terminale si shkak i mungesës së punonjësve. Por dhe kontrollorët ajrorë kanë akuzuar qeverinë për mungesën e pagesa të rrogës. Kjo e shtunë ka shënuar ditën e 22-të të mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton. Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën, por demokratët kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e tij për fondin prej 5.7 miliardë dollarësh.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.duke deklaruar se është i gatshëm të firmosë masa për të bërë të mundur dhënien e pagave punonjësve, por kërkon nga demokratët që të votojnë për hapjen e fondeve për ndërtimin e murit me Meksikën. Mundësia që mund të zgjidhë krizën mund të jetë dhe ajo që në rast se nuk shpallet emergjenca kombëtare, mund të përdoren paratë që janë të ruajtura për rastet e emergjencave nga uraganet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj