Mbyllja e shkollave, Shehu: Gripi
Alarm.Basha:Preteks,shkak moti

Mbyllja e shkollave, Shehu: Gripi<br />Alarm.Basha:Preteks,shkak moti
Lulzim Basha deklaron se shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit.
 
Kreu i PD akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale.
 
Sipas Bashës, shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta.
 
"Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit.
 
Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale.
 
Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta. Prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët
" shprehet ai.
 
Ai akuzon Ramën se ka harxhuar 400 milionë euro për fasada dhe sheshe, ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar.
 
"Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar.
 
Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klinetëve të tij.
 
Por gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë
" shprehet Basha.
 
Kryeopozitari thotë se qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi, ndërsa Rama ka dhënë mbi 300 milionë euro koncesione për klientët e tij.
 
"Mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve.
 
Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.
 
Tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij.
 
Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve
" përfundoi reagimi i Bashës.
 
 Por PD është kontradiktore në deklaratën e saj, pasi pak ditë më parë, Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në selinë blu, Tritan Shehu e cilësoi alarmante situatën e gripit në vend dhe ishte ai që kërkoi mbylljen e shkollave dhe kopshteve deri ne 16 janar.
 
Ai u shpreh se pezullimi i mësimit me një javë nuk është zgjidhje, ndërsa propozoi që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 16 janar.
 
"Mbyllja e çerdheve, e kopshteve, e shkollave për deri më datë 9 janar na duket një masë jo e mjaftueshme.
 
Ekspertët e fushës përkatëse të Departamentit të Shëndetësisë se PD-se mbasi analizuan gjendjen në vend dhe te dhënat përkatëse, qe duhet theksuar se nuk janë te plota, gjykojnë se paraqitja aktuale virale ngel shume shqetësuese, veçanërisht kjo për fëmijët dhe personat e risku
t.

Në këto kushte epidemologjike, në realitetin e ambienteve të këtij lloji arsimi publik pa ngrohje, pa kushtet e nevojshme higjenosanitare, pa një transport të përshtatshëm në shumë zona etj, kjo ndërprerje duhet të shtrihet deri më datë 16 janar" deklaroi ndër të tjera ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë