VLORË-Sërish tregtarët e 'Tregut të Orizit' protestuan sot në hyrje të bashkisë së Vlorës duke kërkuar takim me kryebashkiakun Leli dhe zgjidhje për problemin. "Kemi fëmijët pa bukë, nuk ikim do të rrimë këtu, mbeturina jemi ne?! Nuk jemi serbë?" u shprehën ata të revoltuar para bashkisë.
"Prefekti dhe bashkia po hedhin topin ia njeri tjetrit. Nuk kemi bërë kërkesë me shkrim me të gjitha firmat, ato janë formalitete, duam takim me kryetarin e bashkisë, prefekti i tha të firmosni kërkesën. Çfarë koronavirusi ore, ne vdiqëm për bukë për fëmijët, këta punojnë këtu ne nuk punojmë. Kemi fëmijët pa bukë".
"Zgjidhje nuk ka. Na thanë që ai treg nuk hapet, jo se është 100%, por mesa kuptova unë nuk hapet. Tha pika e fundit merr parasysh që nuk hapet. Më vonë tha mund të shikojmë se cfarë mund të rindërtojmë, si mund ta distancojmë. Ne do të presim derisa të shikojmë një treg tjetër. Jemi në punim e sipër më thanë, nuk e kemi vendosur se ku do të jetë.
Janë ankesa të qytetarëve tha - dhe tha se ka vite që është parë ky treg për t'u hequr, nuk është se është lufta, ky ishte rasti. Gjeni një vend ku mund të vendoseni tha, tek 'Kapelja'. Por aty është e pamundur, dhe i bie të jemi të papunë. Ai treg nuk hapet me pak fjalë' tha një përfaqësues i tregtarëve pas takimit me përfaqësuesit e bashkisë së Vlorës. Tregu u mbyll pak ditë më parë nga AKU me argumentin se nuk plotësonte kushtet higjieno sanitare, ndërsa 70 tregtarët që punonin aty kanë dalë në rrugë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
Ai treg duhej te ishte mbyllur me kohe eshte burim infeksioni dhe pislleku pervec qw bllokon dhe rrugen per qytetaret
PërgjigjuYyyyyyt qelbesira fshatarë vlonjate barinje, mbetët të buka... buke dhe vetem bukë u eshte bere mendja yyyyyyt legene
PërgjigjuJo vetem tregu i Orizit po dhe tregu te Kapelja nuk i ploteson kushtet me minimale te higjenes. Si kur te ishe ne Bangladesh. Kopesata, llamarina mbi koke.
PërgjigjuKerkojini bashkise tju hapi nje treg te ri,,aty ku ishit ishit skandal....
PërgjigjuNje treg i qelbur qe ka zene trotuaret,70 do merziten,7000 te tjere qe jetojne aty do gezohen. Serbet thote qeni,filluan viktimizimet,ikni se na shpifet lagjen plera.
Përgjigju