Mbytet 13-vjeçari nga Kosova
në Velipojë, plazhi s'kishte roje

SHKODER - Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi.

Një 13-vjeçar nga Mitrovica, është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës, pasi është futur në det për t'u larë.

Ai ndodhej për pushime bashkë me familjen e tij.

Dyshohet se i mituri me inicialet L.I ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë dhe nuk ka mundur më të dalë nga deti. 

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. 

Plazhi i Velipojës pa roje bregdetare
13-vjeçari është pushuesi i dytë nga Kosova që humbet jetën në plazhin e Velipojës.
 
Edhe pse tragjeditë në brigjet shqiptare thellohen ditë pas dite, sërish institucionet nuk kanë marrë asnjë masë me garantimin e sigurisë në plazhe.
 
Në plazhin e Velipojës në momentin që 13-vjeçari u mbyt, në kabinen e rojes nuk ndodhej askush. 
 
Kullat e vrojtimit janë ngritur, por rojet mungojnë, ndërsa institucionet si Agjencia e Bregdetit dhe bashkitë luajnë ping-pong mbi përgjegjësinë e sigurisë së pushuesve në bregdet.

Vëzhgimi i Report Tv, plazhet pa roje, tragjedia e paralajmëruar
Report Tv para pak ditësh realizoi nje investigim ne plazhet shqiptare ku u konstatua mungesa e rojeve bregdetare.
 
Në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Bregdeti i Fierit dhe në atë të Vlorës nuk kishte asnjë shpëtimtar në plazhe të cilët mund të përkujdesen për pushuesit. (Pas apelit të Report TV, vendosen kullat e vrojtimit në Shëngjin).
 
Por në në Velipojë ka dy kulla vrojtimi, por nuk ka shpëtimtar. Pushuesit paralajmëruan rrezikun. “Deri tash nuk ka pas probleme por nuk i dihet. Duhet me pas edhe polic. Pak ka ktu dy janë me bo me pas nanji problem njani njeri”, u shpreh një prej pushuesve pak ditë më parë.
 
Report tv u interesua në Bashkinë Shkodër, por përballë kësaj situate të pafalshme Bashkia Shkodër nuk kishte asnjë reagim. Përveç se nuk ka zbatuar urdhrin e kryeministrit kjo e fundit nuk denjon të japë as një prononcim se si paraqitet situata në këtë plazh, me sa duket duhet të ndodhi ndonjë tragjedi që bashkia të reagojë.

Mbytja e pushuesve dhe zjarret, LSI: Bilanc lufte, Rama turist
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili e cilëson si verën më të rëndë për shqiptarët duke e krahasuar me një bilanc lufte.
 
Vasili shprehet se tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.
 
Ndërsa kryeministri sipas tij është turist, duke vijuar pushimet, ndërsa të gjithë qytetarët janë në ankth.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen