Mbytet i moshuari në Durrës, pushuesit hyjnë për ta shpëtuar, por ndërron jetë në spital

Mbytet i moshuari në Durrës, pushuesit hyjnë për ta shpëtuar, por ndërron jetë në spital

Foto ilustruese

Një i moshuar u mbyt në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në lagjen numër 13 në Durrës - siç njofton policia - në afërsi të Pistës "Iliria".

I moshuari mësohet të ketë qenë i vetëm në plazh, ndaj identifikimi i tij ende nuk është bërë. Policia jep disa detaje ku thotë se ai është rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë.

I moshuari është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. 

"Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Edhe ditën e djeshme në plazhin e Durrësit u gjet trupi i pajetë i një mashkulli rreth 60 vjeç, rreth 2 milje nga bregu i detit përballë sektorit "Teuta".

Me rritjen e temperaturave, duhet rritur po ashtu edhe kujdesi në momentin kur futeni për t'u larë në det. Shpesh, nga kontakti i drejtpërdrejtë me ujin dhe ndryshimin e temperaturave në ajër dhe në det, zemra mund të pësojë arrest kardiak. Këshillohet që trupi të ambientohet gradualisht me ujin, duke lagur më parë duart dhe zemrën, dhe jo duke u futur direkt në ujë. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë