Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur ‘Breg Lumi’ në Fierzë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ai ka qenë sëbashku me disa shokë duke u larë në liqen, para se të ndodhte ngjarja.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak-Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.