PËRMET- Novruz Kanani është gjetur i mbytur në lumin Vjosë. Lajmin e rëndë për 65-vjeçarin e kanë bërë me dije policia. Sipas dëshmive, bashkëshortja e 65-vjeçarit njoftoi në polici se viktima rezultonte si i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’-njoftimi i policisë