Mbytet një grua në Durrës. Është gjetur në det, pranë shëtitores Taulantia, trupi i pajete i një gruaje. Mendohet që të jetë mbytur pasi deri më tani nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Sakaq ambulanca ka shkuar menjëherë në zonë dhe është bërë marrja e trupit.  Vazhdojnë hetimet.

"Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave", thotë policia në njoftim.

1650019577_Sequence03.00010620.Still019.jpg