VLORË- Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

Peshkarexha “Sirena Blu” e Himarës e cila kishte në bordin e saj 3 persona, lëshoi sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.