Mbytet trageti në Nigeri për shkak të mbingarkesës, më shumë se 150 viktima

Mbytet trageti në Nigeri për shkak të mbingarkesës, më shumë se 150 viktima

Lumi Niger në shtetin Kebbi ku u fundos trageti

Më shumë se 150 njerëz raportohet se kanë humbur jetën pasi trageti me të cilin udhëtonin në Nigerinë veriperëndimore është përmbytur, pasi u ça në mes.

Trageti ishte i mbingarkuar dhe po transportonte pasagjerë, ndërkohë që anija u ça në mes për shkak të mbingarkesës në lumin Niger, thanë zyrtarët lokalë.

Anija po udhëtonte midis shtetit qendror Niger dhe Wara në shtetin veri-perëndimor Kebbi kur u shemb, u tha gazetarëve menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore Yusuf Birma.

"Kapaciteti i anijes nuk ishte në lartësinë e 180 udhëtarëve që mbante", tha menaxheri lokal i Autoritetit Kombëtar të Ujërave Ujore.

Ai tha se vetëm 20 njerëz janë shpëtuar të gjallë, ndërkohë që katër janë konfimuar të vdekur, ndërsa 156 njerëz janë ende të zhdukur dhe besohet se janë nën ujë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja