Namik Velaj u prangos vetëm dy ditë më parë pasi ky hetim u ndoq nga prokurori Besnik Muçi i cili pas më shumë se një vit arriti të faktojë përfshirjen e Namikut në vrasjen e gruas së tij, për të cilin u la në fuqi arresti me burg.
Vrasja ende ska një motiv zyrtar ndërsa fillimisht ajo u raportuar si vdekje natyrale dhe për këtë u plotësuar dhe kartela e vdekjes nga Ilir Tanku që po ashtu sot është nën akuzë. Tanku është personi që shihni në këto pamje për të cilin prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Një ditë më parë Report Tv zbardhi dosjen e krimit makabër që prej një viti ishte fshehur si një vdekje natyrale. Ballafaqimet mes familjarëve të Verke Velaj dhe Namik Velaj si dhe përgjimet telefonike të urdhëruara nga prokuroria faktaun se autori i krimit ishte 76-vjeçari dhe familjarët e tij kishin pasur dijeni por e fshehën.
Vdekja e Verke Velaj ndodhi në Janar 2017 pasi Namiku e mbyti me litar dhe më pas për të humbur gjurmët fytin e saj e mbuloi me një shall.
Namik Velaj para gjykatës
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com