LEZHE - Mbytja e dy personave një javë më parë në Plazhin e Shëngjinit, ka sjellë proçedim penal për kreun e Komunës Shëngjin Salvador Kaçaj i akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas policisë Lezhë nga ana e Komunës Shëngjin nuk janë marrë masat e duhura sa i përket sigurisë së pushuesve gjatë sezonin turistik të këtij viti.
Kështu referuar dy ngjarjeve të fundit policia ka nisur hetimet ndaj Kryekomunarit Kaçaj, pasi ky i fundit nuk ka zbatur vendimin e Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazh që sipas kësaj të fundit, është detyrë e pushtetit vendor.
Ndërkohë ka reaguar kryekomunari i Shëngjinit Kaçaj, i cili shprehe tse nuk ka dijeni për kallëzimin penal ndërsa shprehet se siguria e pushuesve është detyrë e Agjensisë së Bregdetit. Kaçaj akuzon se kallëzimi penal ndaj tij është bërë për të prishur imazhin e Shëngjinit, kur ndodhemi në kulmin e sezonit turistik.
"Unë nuk jam njoftuar për këtë proçedim penal të nisur ndaj meje dhe nuk jam në dijeni, kjo po përdoret nga policia për ti dëmtuar imazhin Shëngjinit në kulmin e sezonit turistik.E ka për detyre Agjensia e bregdetit që të sjellë vulnetarët dhe kullat e vrojtimit siç ka vepruar me plazhet e jugut.Kjo agjensi nuk ka ardhur për të bëshkëpunuar me Komunës e Shëngjinit për të ngritur grupin e vullnetarëve, edhe pse komuna e ka kërkuar disa herë.Ne me aq mundësi sa kemi si Komunë kemi monitoruar gjithë bregdetin me Policinë Komunare por në këtë sezon turistik ka patur një dyyndje të pushuesve drejt këtij bregdeti dhe është dashur ndihma e qeverisë për të ngritur kullat e vrojtimit por kjo nuk ka ardhur. Unë nuk kam përgjithësi ligjore për ngjarjet e ndodhura dhe besoj drejtësia do të thotë të vërtetën" tha Kaçaj
Dhjetë ditë më parë një fëmijë 8-vjeç nga Kosova u mbyt në det në plazhin e Shëngjinit, teksa i shpëtoi vëmendjes së prindërve. Një ngjarje tjetër ndodhi në këtë plazh vetëm tre ditë më vonë ku një 50-vjeçar po nga Kosova u mbyt në ujërat e Shëngjinit teksa kishte ardhur me famlje me pushime në këtë zonë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.4%
-
Pak
13.1%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023
24 Janar, 15:31
-
5500 vende të lira puna! Strategjia e qeverisë për të ‘stërvitur’ të rinj gati për treg
24 Janar, 15:27
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:03
-
Në rrezik vota e diasporës, PD: S'votojmë ndryshimet në Kod nëse nuk njihet votimi me ID të huaj! Berisha: Protesta në ambasada nëse s’votohet
24 Janar, 15:02
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Bushat të Shkodrës dhe Ulqin! Lëkundjet ndjehen edhe në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51