Mbytja e anijes me refugjatë,Turqia
arreston një person, 39  viktima 

Mbytja e anijes me refugjatë,Turqia<br />arreston një person, 39  viktima 
Policia turke ka arrestuar një person për veprën të trafikimit të qënieve njerëzore, pas fundosjes së një anije, ku të shtunën kanë mbetur të vdekur 39 persona, shumica fëmijë.

Anija është fundosur në brigjet turke ndërsa po përpiqej, që larg syve të autoriteteve turke, të udhëtonte drejt Greqisë.

Zyrtarët në Turqi thonë se kanë shpëtuar 75 persona të tjerë nga anija e fundosur, por kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet pasi dyshojnë se ka edhe emigrantë të tjerë që mund të kenë mbetur brenda anijes.

Të mbijetuarit janë nga Siria, Afganistani dhe Mianmari. Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 250 persona kanë vdekur vetëm në muajin janar, duke u përpjekur të hyjnë në Evropë.

Kjo organizatë thotë se gjatë gjithë vitit 2015, 805 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijeve në brigjet turke apo greke.
Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë përmes detit, gjatë vitit të kaluar në Evropë. Në Turqi aktualisht gjenden rreth 2.5 milionë refugjatë nga Siria.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)