Mbytja e pushuesve dhe zjarret
LSI: Bilanc lufte, Rama turist

Mbytja e pushuesve dhe zjarret<br />LSI: Bilanc lufte, Rama turist
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili e cilëson si verën më të rëndë për shqiptarët duke e krahasuar me një bilanc lufte.
 
Vasili shprehet se tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.
 
Ndërsa kryeministri sipas tij është turist, duke vijuar pushimet, ndërsa të gjithë qytetarët janë në ankth.
 
Reagimi i Vasilit erdhi pas mbytjes së një fëmije sot në Velipojë.  13-vjeçari është pushuesi i dytë nga Kosova që humbet jetën në plazhin e Velipojës.
 
Edhe pse tragjeditë në brigjet shqiptare thellohen ditë pas dite, sërish institucionet nuk kanë marrë asnjë masë me garantimin e sigurisë në plazhe.
 
 
Statusi i plotë
Flakë në kodrat e Ardenicës.
 
Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.
 
Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.
 
Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.
 
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara. Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.
 
Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.
 

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie