Mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, McGonigal pranon fajësinë, gënjeu për paratë që mori nga ish-punonjësi inteligjencës shqiptare

Mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, McGonigal pranon fajësinë, gënjeu për paratë që mori nga ish-punonjësi inteligjencës shqiptare

Ish-agjenti i FBI-së Charles Mc Gonigal

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, Distrikti i Columbia ka njoftuar se ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për fshehje të informacionit nga Byroja Federale e Hetimit.

Në njoftimin zyrtar të Departamentit të Drejtësisë thuhet se “Charles McGonigal pranon se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish agjent shqiptar”, ndërsa seanca për dhënien e dënimit do të mbahet me 16 shkurt 2024.

“McGonigal u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e 225,000 dollarëve nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë, ndërsa McGonigal po mbikëqyrte përpjekjet e kundërzbulimit. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, e cila caktoi seancën për dhënien e dënimit 16 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA theksohet se McGonigal fshehu nga FBI njohjen me ish-agjentin shqiptar Agron Neza.

‘Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në pensionimin e tij nga FBI në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja, dhe me qeveri të huaja. Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga ky individ dhe udhëtoi jashtë vendit të dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse.’- thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së rrezikon të dënohet me 5 vite burg.

‘Akuza parashikon një dënim maksimal prej 5 vjet burg. Dënimi maksimal ligjor për shkeljet federale është përshkruar nga Kongresi dhe është dhënë këtu për qëllime informative. Gjykata do të përcaktojë dënimin aktual bazuar në Udhëzimet këshilluese të Dënimit dhe faktorë të tjerë ligjor. Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Los Anxhelos dhe Uashington. Çështja u ndoq penalisht nga ndihmësprokurorët e Shteteve të Bashkuara, Elizabeth Aloi dhe Stuart D. Allen, dhe ish Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Michael Friedman, nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë, me ndihmën e Zëvendës Shefit Evan N. Turgeon i Sigurisë Kombëtare të DD-së Seksioni i Divizionit të Kundërzbulimit dhe Kontrollit të Eksportit, dhe Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare të Divizionit Kriminal.’-njofton Departamenti i Drejtësisë.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë në një gjykatë në Nju Jork lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar.

    M.Q./S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Gimi: 23/09/2023 08:51

      Mirë ky i morri dollarët, po ai ku i gjeti që ja dha?

      Përgjigju
    • Lola: 23/09/2023 07:38

      Si duket po punon fort Adriatiku dhe Karlo qe ashtu si me Berishen, tja bejne dosjen gati Edi Rames. Me te mire se ju ska!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      21 Dhjetor, 15:03

      Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

    Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim