BERAT- Nga qyteti i Beratit ambasadorja Britanike Fiona Mcllwham i bashkohet apelit të ndërkombëtarëve se presidenti i ri duhet të gëzojë e të marrë miratimin e të gjithë klasës politike dhe të popullit.
“Nuk është komuniteti ndërkombëtar që duhet të diktojë se si duhet të zgjidhet dhe cili do të jetë Presidenti. Është Kushtetuta e cila përcakton shume qartë. Ai duhet të gëzojë dhe të marrë miratimin e të gjithë klasës politike dhe të gjithë popullit” deklaroi ambasadorja britanike e cila sot paradite ndodhet për vizitë në qytetin e njëmbinjë dritareve.
Duke u ndalur në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ambasadorja vuri theksin në forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve që kërkon Bashkimi Europian.
“I takon Shqipërisë dhe klases politike të arrijë të përmbushë strandardet dhe objektivat për në BE. Shteti i së drejtës duhet të forcohet. Problemi i korrupsionit është fenomen që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve për tu trajtuar dhe luftuar” nënvizoi më tej Mcllwham, duke vlerësuar se ka pasur progres në reformën elektrorale, parlamentare dhe në drejtësi.
Gjatë qëndrimit në Berat ambasadorja britanike zhvilloi takim me kryetarin e bashkisë, zotin Fadil Nasufi dhe do të takohet dhe me prefektin e qarkut.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Masa e arrestit u vendos pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29