Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Reggio Emilia në Itali. Gjatë kontrollit në zonën industriale të Cavriago, në makinë i është gjetur mbi 1 kg kokainë dhe 705 euro cash në portofol.
Hetimet nisën pasi në javët e fundit ishin raportuar vjedhje të shumta nga makina dhe furgona në zonë.
Më pas, mëngjesin e 29 prillit, policia ka vënë re një makinë që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa ndalej shkurtimisht pranë disa mjeteve të tjera.
Në atë moment policia ndërhyri, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa.Megjithatë, një tjetër makinë policie arriti ta bllokojë duke e mos e lejuar që të arratiset.
Gjatë kontrollit në kabinën e pasagjerëve u gjet një sasi e madhe lënde narkotike dhe për këtë arsye shqiptari u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.