ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.
Ata po udhëtonin me një fuoristradë drejt qytetit të Ventimiglia në veri të Italisë, e cila u ndalua për kontroll nga autoritetet italiane. Nga vëzhgimi i parë në automjet nuk u pa asgjë domethënëse, por nervozizmi i dy të rinjve ngjalli dyshime tek policët të cilët lajmëruan repartin e qenve të Guardia di Finanza.
Qeni zbuloi brenda në makinë një derë metalike të mbuluar me qilim, e pajisur edhe me një piston hidraulik për hapje, e cila mundësonte hyrjen në një ndarje të krijuar në pjesën e poshtme të makinës, ku ishin fshehur 9 pako me kokainë me peshë 10.2 kg.
Dy të rinjtë rreth të 20-ave, të cilët po mbahen në paraburgim me akuza për trafik droge.