Tre persona kanë rënë në pranga e Policisë ditën e sotme në Elbasan, të akuzuar për trafik droge. Në pranga kanë rënë G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë, të cilëve iu gjet në bagazhin e makinës 11 kilogramë e 500 gramë kanabis, me qëllimin për ta trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit të gjelbër. Ata u ndaluan nga policia në fshatin Rrajcë-Sutaj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.