Kultura, muzika, historia, e reja dhe tradicionalja. Për 5 fundjava rresht, nga 14 korriku në 12 gusht, në kalanë e Porto Palermos do të keni mundësinë të shijoni të bukurën dhe të kaloni orë të paharrueshme.
Festivali i "Porto Palermos" që nis më 14 korrik do të ngjisë në skenën e vet origjinale në kalanë historike të Ali Pashës artistët më të mirë.
Një grup prej 36 artistësh të njohur të kulturës shqiptare së bashku me Olen Cesarin do të performojnë në skenën magjike ku ata do të jenë në mes të publikut i cili mund ti shikojë në 360 gradë.
Festivali do të hapet me një koncert të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa dhe kitaristit dhe kompozitorit nga Kosova Agron Peni. Të ftuar janë dhe artistë të njohur të huaj e bashkëpunëtorë të violinistit shqiptar me famë botërore Olen Cesari.
Axhenda e Festivalit
14 korrik 2023 Gëzim Myshketa dhe Agron Peni
15 korrik 2023 Kastriot Tusha, Josif Gjipali , Ardita Meni
21 korrik 2023 Eda Zari dhe AJS Quartet
22 Korrik 2023 Elina Duni
28 Korrik 2023 Sin Fronteras
29 Korrik 2023 Marsela Çibukaj e Vitmar Basha
4 gusht 2023 Roberto Ciufoti dhe Jane Landucci, e Tess Alice Iaconni
5 Gusht 2023 Cuban Night me Ivan Antonio El Sonero
11 Gusht 2023 Dren Abazi
12 Gusht 2023 Olen Cesari
Festivali është një ftesë për të gjithë turistët e huaj dhe pushuesit vendas për të vizituar nëj destinacion ku do të takohet bashkë historia, kultura dhe madhështia e detit.
Ky vit është edicioni i tretë i Festivalit në rrugëtimin për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e ekosistemit dhe të frymëzimit të të rinjve.Ndërkohë më 8 korrik do të mbahet një aktivitet për pastrimin e detit, promovimin e turizmit, si dhe protagonistët e festivalit pritet të mbajnë një konferencë për median.
Kalaja është e ndërtuar në ishullin e vogël në Gjirin e Palermos, 30 km larg brigjeve të detit Jon. Historia tregon se u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Kalaja mendohet të jetë ndërtuar në vitin 18004 dhe të ketë mbaruar pas 8 vitesh. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në regjimin komunist kalaja është përdorur si burg dhe si depo ushtarake. Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1949-50 ishte kamp internimi.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44