Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet vendore, pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi 14 majin si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se 14 maji do të jetë dita kur do të marrë fund regjimi monist.
Meta shkruan se Partia e Lirisë do të jetë zëri i qytetarëve, pasi do të fitojnë shumicën në këshillat bashkiakë.
“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar.
Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta.
Ditën e shtunë Partia e Lirisë do të mbledhë Konventën Kombëtare, që i hap rrugë shpalljes së procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Sipas Metës, ky riorganizim i partisë do t’i çojë drejt fitores së padisktueshme në zgjedhjet vendore.
Po Like,po,fitore e padiskutueshme,sic do te jete e padiskutueshme zgjidhja e thesit per te blere vota dhe rizgjedhja jote ne krye te partise.
Përgjigjupo Like po, do fitoni kollodokun sic ha Mona hajdarin cdo nate
PërgjigjuDo te jete spiuni kryetari i PL?
Përgjigju