VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili posedonte lëndë narkotike në banesë.

Në pranga ka rënë Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, efektivët e policisë janë gjetur dhe sekuestruar 15 kilogramë e 500 gramë kanabis.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Twin"

Posedonte lëndë narkotike në banesë, kapet në flagrancë poseduesi:

Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit Fatmir Binjakaj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.