Më 15 tetor Dita e Shkopit të Bardhë, tre ditë aktivitete për personat që nuk shikojnë

Më 15 tetor Dita e Shkopit të Bardhë, tre ditë aktivitete për personat që nuk shikojnë

Në kuadër të Ditës së Shkopit të Bardhë do të organizohen tre ditë aktivitete që kanë në qendër të tyre angazhimin e personave që nuk shikojnë në jetën dhe veprimtaritë artistike brenda dhe jashtë vendit. VIC-Visually Inclusive Choir prej dy vitesh një bashkëpunim mes koreve të të personave që nuk shikojnë, Shqipëri, Greqi, France, mbështetur nga programi Creative Europe, Bashkia Tirane, MEKI dhe AMSHC .Ky angazhim shërben dhe reflektohet si simbol i pavarësisë, mobilitetit dhe inkurajimit për komunitetin e të verbërve, si në Shqipëri ashtu edhe në Europe. Për forcën dhe vlerën gjithëpërfshirëse që përcillet ndërmjet iniciativave të tilla, për implementimin e qasjeve të reja dhe vëmendjen e nevojshme të institucioneve drejt këtij target grupi, u organizua Media Conference ne sallën Europe House.

Besim Petrela- drejtues I Projektit Visually Inclusive Choirs

Zana Turku- dirigjente e Korit Shqiptar Joy of Singing

Maya Loffler- dirigjente e Korit të Francës

Niko Eftimiadis - dirigjente dhe drejtues i Federatës SE Koreve- Greqi

Gjatë konferencës, u vlerësua iniciativa e parë në bashkimin e Koreve të personave që nuk shikojnë dhe gjithë përfshirjen e tyre në aktivitete artistike, duke u dhënë vëmendjen dhe vlerësimin e duhur. Nuk është thjesht art, është shkëmbim dhe përsosje vlerash njerëzore, kulturash dhe kapacitetesh.

Në koncertin e mbrëmjes së 12 tetorit, koret do të këndojnë edhe repertor shqiptar dhe repertorin e vendeve të tyre.

“Nëse sot jemi këtu, ne Tirane si dhe një vit më parë, por dhe me artistë të rinj, që i janë bashkuar Projektit, do të thotë se ia vlen çdo përpjekje e bërë me dashuri, paqe dhe profesionalizëm”, u shpreh Niko Eftimiadis.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë