ELBASAN- Për 12 orë në Tunelin e Elbasanit janë gjobitur 34 shoferë pasi udhëtuar me shpejtësi mbi normat që varionte nga 157 km/h në 162 km/h.
Sakaq, shpejtësia mbi normat ka bërë që policia të ndëshkojë 15 shoferë me pezullim patente. Bëhet me dije se si pasojë e kontrollit të ushtruar 3 emigrantë janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë janë gjobitur me 40 mijë lekë.
Policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që ta zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.