Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Mirditë, pasi u kapën me 17 kilogramë kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Përshqefa 31 vjeç dhe Shkëlqim Përshqefa 32 vjeç, vëllezër dhe Çelnik Përshqefa 35 vjeç, kushëriri i tyre.
Të tre këta persona u kapën në vendin e quajtur “Gëziq”, teksa ishin nisur Mirëdita drejt Lezhës, ndërsa pas kontrolleve të policisë në automjetin tip 'Benz' me të cilin ata po udhëtonin, u gjet edhe lënda narkotike.
Prokuroria vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.