Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orë në aksin Levan-Vlorë

Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpejtësia e tyre marramendëse varionte nga 130-192 km/h ndërkohë që në aksin Levan-Vlorë nuk lejohet më shumë se 110 km/h. Shumica e tyre drejtuesve përveçse shpejtësisë kanë qenë edhe të dehur në timon nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l.

Policia apelon të gjithë drejtuesi e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor që të arrijnë në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

"Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, qëndroni në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare e anasjelltas është shumë i lartë", shkruan policia e Shtetit.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente