FIER- Automjeti tip 'Audi' që drejtohej nga një 21-vjeçar është bllokuar nga Polica. Ky mjet po 'fluturonte' në Bypass-in e Fierit me shpejtësi 208 km/h.
Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit,i identifikuar me inicialet H. M., banues në Kamëz, rezultonte me 6 gjoba të papaguara. Madje ai po qarkullonte pa lejen e drejtimit me vete.
Ndërkaq, 21-vjeçari kishte veshur me qeskë të zezë xhamin e parë të makinës. Si pasojë e këtyre konstatimeve në kundërshtim me rregullat rrugore, të riut i është bllokuar mjeti si edhe i është vendosur një gjobë prej 80 mijë lekësh. Sakaq i është bllokuar edhe leja e drejtimit me 6 muaj.