Më 24 Mars në parkun e Liqenit të Paskuqanit Bashkia Kamëz do të zhvillojë për herë të parë së bashku me Federatën e atletikës aktivitetin sportiv “Kamza Marathon”
Garat e atletikës do të zhvillohen pranë Liqenit të Paskuqanit. Ky aktivitet do të startojë me garimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Kamzës në garën e 3800 m. Gara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare do zhvillohet në dy grupe:
– Nxënësit e klasave 6 – 7
– Nxënësit e klasave 8 – 9
Aktiviteti do të kulmojë me garën 10000m dhe 3800 m në të cilën do marrin pjesë sportistët elitarë, nxënësit e gjimnazeve dhe vrapues të tjerë amatorë (të rritur, të regjistruar si garues pranë ekipit organizator të eventit).
Ky event i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, Federata Ballkanike e Atletikës dhe Federata Shqiptare e Atletikës do të organizohet nga Bashkia Kamëz, Fortius Athletic Club dhe Federata Shqiptare e Atletikës.