Me 33 emigrantë të paligjshëm në kamion drejt Tiranës, arrestohet në Pogradec 31-vjeçari nga Saranda

Me 33 emigrantë të paligjshëm në kamion drejt Tiranës, arrestohet në Pogradec 31-vjeçari nga Saranda

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu me inicialet A. K., banues në Sarandë, u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës, me kamion 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ai u kap në lagjen nr. 3, Pogradec.

31-vjeçari akuzohet për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’

Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’