Me 5 kg heroinë në makinë drejt Greqinë, policia vë në pranga 51-vjeçarin nga Saranda

Me 5 kg heroinë në makinë drejt Greqinë, policia vë në pranga 51-vjeçarin nga Saranda

SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 5 kg heroinë, ku ka vënë në pranga edhe poseduesin e saj.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se pas analizës së riskut  për  një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë është kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.

Pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volksweagen”  janë konstatuar 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë  totale 5 kilogramë.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'