Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi iu gjetën kanabis dhe armë zjarri pa leje.
Në pranga ka rënë Elton Maxhaku, banues në Durrës, i cili në taksinë që kishte prenotuar për të lëvizur, kishte ngarkuar në bagazh 6 kilogramë kanabis dhe një pushkë.
I riu u arrestua menjëherë ndërsa hetimet vijon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Komento