Me 6 tehe të rrezikshme, raketat e vranë dhe asnjë zhurmë nuk u dëgjua, ekzekutimi i udhëheqësit të Al-Kaedës në ballkonin e shtëpisë

Me 6 tehe të rrezikshme, raketat e vranë dhe asnjë zhurmë nuk u dëgjua, ekzekutimi i udhëheqësit të Al-Kaedës në ballkonin e shtëpisë

Ayman al-Zawahiri, banesa ku u ekzekutua dhe raketat e përdorura

Pak kohë pasi kishte lindur dielli më 31 korrik, udhëheqësi i organizatës terroriste Al-Kaeda, Ayman al-Zawahiri doli në ballkonin e banesës së tij, në qendër të Kabulit. Kjo do të ishte ishte gjëja e fundit që ai do të bënte, kur në orën 06:18, dy raketa u përplasën në ballkonin ku po qëndronte, duke vrarë 71-vjeçarin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij, të cilat ishin në banesë dhe nuk morën asnjë lëndim.

Por si ishte e mundur që raketa të godiste kaq saktë?

Në të kaluarën, SHBA-ja është përballur me kritika për sulme dhe gabime në shënjestrim, të cilat kanë vrarë civilë, por në këtë rast, lloji i raketës dhe një studim i lëvizjeve të Zawahirit, e bënë atë të ishte i saktë dhe preciz.

Saktësia lazer

Lloji i raketës së përdorur ishte kyç, e përdorur gjatë operacioneve të SHBA-së kundër terrorizmit. Kjo lloj rakete mund të lëshohet nga një shumëllojshmëri platformash, duke përfshirë helikopterët, automjetet tokësore, anijet dhe avionët me krahë fiks ose, në rastin e Zawwahirit, nga një dron pa pilot.

Sipas SHBA-së, ajo përdori dronin MQ-9 Reaper në këtë sulm. Ky është i njëjti dron, i cili u përdor për të vrarë komandantin e lartë të Iranit, gjeneralin Qasim Soleimani në një sulm me raketa. Pesha e këtij droni është 2223 kg dhe mund të fluturojë deri në 1900 km duke mbajtur një peshë prej rreth 1700 kg me një shpejtësi prej 482 km në orë. Karakteristika e tij më e madhe është se kur është vetëm 250 deri në 300 metra mbi tokë, zhurma e tij nuk dëgjohet nga objektivi.  Vitin e kaluar, kur SHBA kreu sulme ajrore në Kabul dhe Nangarhar, i njëjti dron u përdor në to. Amerika pretendon se lëshoi ​​raketën Hellfire nga ky dron për të neutralizuar al-Zawahirin. Një veçori kryesore e raketës Hellfire është se ajo nuk shpërthen. Ai është i pajisur me gjashtë tehe të rrezikshme, të cilat mund të shpojnë çatinë e çdo automjeti dhe të vrasin objektivin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Pas vrasjes së Ayman Al-Zawahiri, dalin emrat e personave që mund të marrin drejtimin e Al-Kaedës

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron. Zyrtarët në Uashington thanë se ai u vra teksa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij në qendër të Kabulit, në Afganistan. Vrasja e al-Zawahirit konsiderohet si goditja më e madhe ndaj këtij grupi militant qëkur u vra Osama bin Laden më 2011.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për disa prej komandantëve më të lartë që, sipas ekspertëve, mund të marrin udhëheqjen e organizatës terroriste.

Saif al-Adel

Saif al-Adel është një figurë misterioze dhe pak i njohur për publikun. Ai është ish-oficer i forcave speciale të Egjiptit dhe anëtar i lartë i Al-Kaidës.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë shpërblim për informacione që do të mund të çonin në arrestimin e tij.

Al-Adel dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat, më 1981. Ai më pas u largua nga shteti më 1988 për t’iu bashkuar luftës muxhahedine kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit.

Al-Adel, që është një prej shefave ushtarak të Al-Kaidës dhe shpesh thuhet se është numri tre në këtë organizatë, ka ndihmuar në planifikimin e sulmeve me bomba kundër ambasadave amerikane në Najrobi dhe Dar as Salam më 1998. Ai po ashtu, gjatë viteve ‘90 ka ngritur kampe trajnimi të Al-Kaidës në Sudan, Pakistan dhe Afganistan.

Më 2004, ditari i al-Adelit u gjet gjatë bastisjeve në Arabinë Saudite. Roli i tij në Al-Kaida përshkruhet si trajnues, udhëheqës ushtarak dhe anëtar i ekipit të sigurisë së bin Ladenit.

Para se t’i bashkohej Al-Kaidës, ai kishte qenë pjesëtar i organizatës së Xhihadit Islamik të Egjiptit, organizatë që ishte e vendosur që ta rrëzonte qeverisjen në këtë shtet.

Emri i al-Adel, po ashtu, është lidhur me vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl, në Pakistan më 2002, kanë thënë hetuesit amerikanë në një raport.

Gjetjet nga hetuesit të Projektit Pearl zbuluan se al-Adel kishte diskutuar për rrëmbimin e Pearl me Khalid Sheikh Mohammad, që njihet edhe si KSM dhe akuzohet si arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Al-Adel ishte emëruar udhëheqës në detyrë i Al-Kaidës, pas vdekjes së Osama bin Ladenit.

Yezid Mebarek

Yezid Mebarek, që njihet edhe me emrin Ubaydah Yusuf al-Anabi, u bë emir i Al-Kaidës në Magrebin Islamik më 2020, kur gjatë bastisjeve të Francës u vra paraardhësi i tij.

Mebarek, nga Algjeria, ka udhëhequr operacione mediale për Al-Kaidën në Magrebin Islamik, dhe më 2013 ai lëshoi një video duke bërë thirrje për sulme ndaj interesave franceze, pasi Parisi dërgoi trupa për të ndihmuar në shtypjen e kryengritjes së militantëve në Mali.

Mebarek, 53 vjeç, është një veteran i luftës civile të Algjerisë në vitet ’90, luftë që u zhvillua midis Qeverisë dhe forcave islamike. Ai u ngrit në hierarkinë e grupit GSPC.

Al-Kaida në Magrebin Islamik shfrytëzoi kaosin në mbarë rajonin e Sahelit dhe u bë një prej rrjeteve më aktive globale dhe një prej degëve më të rëndësishme të grupit terrorist, duke rrëmbyer shtetas perëndimorë dhe duke kryer sulme në të gjithë territorin e këtij rajoni.

Si shenjë e rëndësisë për Al-Kaidën së degës në Magrebin Islamik, paraardhësi i Mebarekut, Abdelmalek Droukdel, ishte pjesë e udhëheqjes qendrore të grupit islamik nën Zawahirin, para se të vritej nga forcat franceze më 2020.

Megjithatë, analistët besojnë se Al-Kaida në Magrebin Islamik ka humbur fuqinë ndaj grupeve të reja militante në Sahel, që është një prej arenave më të rëndësishme në botë për aktivitet xhihadist. Ndërkaq, Mebarek raportohet se vuan nga lëndimet e mëhershme dhe nuk ka karizmin e paraardhësit të tij, Droukdel.

Abd al Rahman al-Maghrebi

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e kërkon për ta marrë në pyetje Abd al-Rahman al-Maghrebin nga Maroku për shkak të lidhjeve të tij me anëtarësinë e Al-Kaidës. Ai kishte studiuar programim softuerik në Gjermani para se të shpërngulej në Afganistan, ku u zgjodh për të menaxhuar krahun kryesor të medias të Al-Kaidës, tha FBI.

Ai është dhëndër i Zawahirit dhe lider i lartë në Al-Kaida.

Dokumentet që janë siguruar gjatë operacionit ku u vra bin Laden, tregojnë se al-Maghrebi ka qenë një prej zyrtarëve në ngritje në hierarkinë e Al-Kaidës për vite me radhë. Ai ka shërbyer në postin e menaxherit të përgjithshëm të Al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistan./REL

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet